Gjykata vendos për Kejvina Kthjellën: Kërkoi zhbllokimin e telefonit, makinës dhe llogarive bankare

schedule10:13 - 19 Nëntor, 2019

schedule 10:13 - 19 Nëntor, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që t’i kthejë telefonin Kejvina Kthjellës, i cili ishte bllokuar bashkë me makinën dhe llogaritë bankare për shkak të hetimit për atentatin ndaj proikurorit Arjan Ndoj dhe personave që e shoqëronin.

Ajo u mor në pyetje nga prokurorët pasi u zbulua se kishte lidhje me Redjan Rrajën, personin e arrestuar nga policia si të dyshuar për atentatin e dy javëve më parë.

Gazetarja Glidon Daci bën me dije për abcnews.al se gjykata ka vendosur kthimin e telefonin, ndërsa makina mbetët e bllokuar, po ashtu edhe llogaritë bankare.

Gjykata ka parë të arsyeshme se telefoni i bukuroshes nuk ka interes për hetimin, ndryshe nga makina dhe llogaritë bankare.

Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje Kthjellën për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me modelen. Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, pasi akoma nuk është provuar se kush ishte shënjestra e atentatit.

Ndërkohë organit të akuzës nuk i kanë mbërritur ende rezultatet e AND-së, nga laboratori i kriminalistikës, mbi gjurmët biologjike të gjetuara në makinën e atentatorëve, që u gjet e braktisur në fshatin Shakafan të Ishmit rreth një orë pas atentatit.

Dy prokrurët e çështjes, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj si pistë kryesore kanë përplasjen e grupeve kriminale në Durrës për të zotëruar pronat në Gjirin e Lalzit.

Gjithashtu janë kryer hetime dhe po verifikohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me Redjan Rrajën, me profesion Stomatolog dhe që ka punuar për disa vite në burgun e Fushë-Krujës. Prokuroria dyshon se Rraja ka vepruar për llogari të grupeve të tjera kriminale, të cilat kanë interesa të drejtpërdrejta në mbivendosjen e pronave në qytetin bregdetar. Në sitën e grupit të hetimit të Krimeve të Rënda, janë duke kaluar edhe disa prona që dyshohet se familja Muharremi i ka përvetësuar. Bëhet fjalë për prona shtetërore, që rezultojnë të regjistruara në emrin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!