Gjykata rikthen dosjen e Ismailajt: Të plotësohet hetimi!

schedule14:40 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 14:40 - 13 Dhjetor, 2019

Gjykata Shkallës së Pare të Tiranës ka kthyer mbrapsht dosjen hetimore ndaj Kastriot Ismailajt në lidhje me skandalin DIA-CEZ duke kërkuar plotësimin e saj dhe rikthimin për gjykim.

Vendimi është marrë sëfundmi, ndërkohë që një muaj më parë, prokuroria kërkoi mbylljen e çështjes.

Ishte prokurori Saimir Hysi që kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se kanë kaluar afatet e parashtrimit të ndjekjes penale dhe e nuk ka prova të mjaftueshme, për të faktuar akuzën.

Pritet që organi i akuzës të anikojë vendimin e fundit të gjykatës.

Ndërkohë, i kontaktuar nga gazetarja Glidona Daci, mbrojtësi i Ismailajt, avokati Arbër Hoxha tha se vendimi i fundit është i pabazuar në ligj dhe se edhe ata do të ankohen brenda afateve ligjore në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Kastriot Ismailaj u akuzua së në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milion USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara.

Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, gati 6.5 milionë dollar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!