Rreth dy orë pas ekzekutimit të Everest Çakës mbrëmjen e sotme në Elbasan është gjetur një makinë e djegur në Golem, e cila paraprakisht dyshohet se u përket autorëve të vrasjes.
Makina tip “Benz” pa targa, në flakë është gjetur në fshatin Kryemëdhenj.
Dyshohet se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të çiftit Çaka, ku ndërroi jetë 41-vjeçari ndërsa gruaja e tij Silvana mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Everest Çakës iu bë pritë në momentin që po shkonte te prindërit e gruas në lagjen “Skënderbej” (lexo ketu gjithcka qe ndodhi sonte ne Elbasan)./ db/ Abcnews.al