Një 63 vjeçar është gjetur i vetëvarur këtë të shtunë në në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, në ballkonin e banesës së tij ku shtetasi N.D., 63 vjeç jetonte i vetëm.
Ndër të tjera bëhet me dije se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.