Gjenden eshtra njeriu në Lushnje

schedule09:27 - 21 Maj, 2022

schedule 09:27 - 21 Maj, 2022

Eshtra njeriu janë konstatuar në Lushnje. Burime nga policia bëjnë me dije se A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, në fshatin Ardenicë ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut.

Sipas “bluve” eshtrat i përkasin një periudhe të hershme. Sakaq, mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

“Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!