Gjashtë mësues ndodhen aktualisht në spital duke u trajtuar për koronavirusin. Kështu është shprehur ministrja e Arsimit Evis Kushi, gjatë një interviste me gazetaren Jonida Shehu, në Radari Informativ në ABC.
Po ashtu, Kushi u shpreh se ashtu siç çdo ditë ka mësues të infektuar, ka edhe të shëruar.
“Ne çdo ditë kemi mësues të infektuar por kemi dhe të shëruar. Disa janë me simptoma të lehta, disa janë të vetkarantinuar. Situata është dinamike dhe nuk kemi një shifër të saktë. Ne menjëherë bëjmë zëvendësimin e tyre. Për momentin, 6 mësues të shtruar në spital për shkak të infektimit me Covid,” tha ndër të tjera ministrja.
Ndërsa, deri më tani, mësuesit që e kanë humbur betejën me koronavirusin, janë shtatë.
27 korrik- Gazion Rusi 39 vjeç, mësuesi i Medresesë, Shkodër
17 shtator- Nardi Xhemollari, 47 vjeç, mësues në Pogradec
28 tetor- Irena Bajlozi, 61 vjeç, mësuese në Përrenjas
10- nëntor- Gramoz Abedinaj, 60 vjeç, mësues në Roskovec
11 nëntor -Fatmir Sula, shkolla “Bishqem” në Peqin
11 nëntor- një mësuese në Elbasan, e shtruar prej 2 javësh tek Sanatoriumi
12 nëntor- Xhevit Dermyshi, 66 vjeç, mësues matematike në Gramsh s.b/abcnews.al/