Policia greke ka kapur dy shqiptarë dhe një kroat me 105 kilogram kokainë si edhe me një sasi të madhe parash në cash, të cilat paraprakisht përllogariten si 500-600 mijë euro.
Lajmi u bë i ditur nga ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve i Greqisë Michalis Chrysochoidis, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se sasia e madhe e drogës u kap në një apartament në zonën e Brahamit në Athinë, përcjell abcnews.al.
Droga ishte fshehur brenda sobës dhe disa kutive të posaçme të mbushura me rërë.
Policia thotë se me këtë operacion ka shkatërruar një grup të madh trafikantësh, megjithatë autoritetet greke pritet të bëjnë publike informacione të tjera në lidhje me këtë operacion gjatë ditës. /abcnews.al
Γίνεται δουλειά. Πολλά συγχαρητήρια.@hellenicpolice | #ProstasiaPoliti
Νέα εξάρθρωση εγκληματικής οργάνωσης κατοχής και διακίνησης ναρκωτικών. pic.twitter.com/iy0dxOaCzc
— Μιχάλης Χρυσοχοΐδης (@chrisochoidis) October 31, 2019