Dy viktima, 10 në terapi intensive e 5 të intubuar: Situata tek Infektivi vijon të jetë kritike

schedule10:32 - 14 Korrik, 2020

schedule 10:32 - 14 Korrik, 2020

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në raportimin e sotëm ditor. Aktualisht njoftohet se tek Infektivi janë të shtruar 90 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive,  5 janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit, në vendin tonë e kanë humbur betejën me Covid-19 dy persona. Si pasojë e koronavirusit ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani.

Lexo edhe: 2 të vdekur dhe 96 të prekur: Situata shumë kritike tek Infektivi

Brenda ditës janë regjistruar edhe 96 raste të reja me Covid-19, ndërsa në total numri i të infektuarve rritet në 3667.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika-14 Korrik 2020

Testime totale     33389

Raste pozitive    3667

Raste të shëruara  2062

Raste Aktive     1508

Humbje jete      97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  672

Durrës  219

Shkodër  190

Vlorë   97

Lezhë  77

Kukës  51

Korçë   46

Berat    40

Elbasan  39

Fier  6

Gjirokastër   22

Dibër  19 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!