Duro e Birçe zgjedhin titullarët, arbitri është debutues

schedule13:22 - 3 Nëntor, 2019

schedule 13:22 - 3 Nëntor, 2019

Kukësi e Flamurtari janë gati. Përballja mes tyre nis prej orës 14:00, ndërkohë që trajnerët Shpëtim Duro dhe Luan Birçe kanë vendosur për formacionet. Verilindorët nuk kanë të gatshëm lojtarë si Limaj, Shkurtaj e Obanor, por rruga e tyre e vetme është të fitojnë dhe të afrohen me kreun.

Trajneri Duro ka vendosur që Lulaj, Ethemi dhe Daku të jenë ata që do të plotësojnë “gropat” e lëna nga lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar. Nga ana tjetër Flamurtari ka ndryshuar mbrojtjen. Mungon Sarris, por kthehet Gocaj. Në krahun e majtë luan Muçollari, ndërsa pjesa tjetër e formacionit është e njëjtë si në takimin kundër Skënderbeut. Bie në sy arbitri i ndeshjes, Roxhers Muska, i cili debuton në Superiore.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11
E diel, më 3 nëntor 2019, ora 14:00
Kukësi-Flamurtari

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Lulaj, Kitanovski, Musolli, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Hoxhaj, K. Nebihu, Rrapaj, Ribaj, Sukaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe

Gjyqtarë: Roxhers Muska, Denis Rexha, Ergin Doda, Kreshnik Bajramaj

/abcnews.al