Dosja “Babale”, lirohet nga burgu Fredi Alizoti

schedule11:12 - 6 Shkurt, 2020

schedule 11:12 - 6 Shkurt, 2020

Gjykata e Tiranës vendosi sot të lirojë nga burgu Fredi Alizotin. Ai u bë i njohur në dosjen “Babale”pasi pranoi se ka imituar zërin e Geron Xhafës, vëllai i ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë bisedës telefonike me Albert Veliun i njohur si Babalja i Vlorës.

Fredi Alizoti ishte dënuar me dy vite burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë, por duke qenë se qendroi 1.5 vite në paraburgim, tashmë është liruar.  Gazetarja e abcnews.al, Glidona Daci tha se dosja “Babale” nuk ka vajtur akoma në Apel dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë vendosi sot të lirojë Alizotin i cili e ka kryer dënimin me afatet e paraburgimit.

Fredi Alizoti ishte i vetmi që qendronte pas hekurave për audio-përgjimin e famshëm që shkaktoi debate të forta politike. Kunati i tij, Albert Veliu pasi denoncoi publikisht përfshirjen e vëllait të Xhafës në trafik droge, u largua nga vendi për të kërkuar azil. Babalja  u dënua në mungesë me 3 vjet e 5 muaj burg.

Kujtojmë se për këtë dosje, gjykata ka dënuar me 1 burg ish-deputetin e PD Ervin Salianji. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, Gjykata vendosi që dënimin me 6 muaj burg të konvertohet me 100 orë punë. Më 11 Janar të këtij viti, ish-deputeti Ervin Salianji ka kundërshtuar në rrugë ligjore dënimin me një vit burg, duke depozituar ankesë në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!