Këshilli bashkiak në Durrës vendosi Zhylien Varfaj kryetar të bashkisë së Durresit.
Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së papritur të Valbona Sakos mëngjesin e sotëm.
Varfaj është komanduar në krye të Durrësit, ndërsa më herët ai mbante postin si një ndë katër nënkryetarët e kësaj bashkie.
Ndërkaq, Valbona Sako njoftoi sot dorëheqjen dhe sipas saj vendimin e kishte marrë për shkak të stresit që kishte përjetuar orët e fundit, si pasojë e deklaratave të saj në media ditën e djeshme./abcnews.al