Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Dekreti për të bllokuar Serie A, e zbulon deputeti italian

schedule16:58 - 3 Maj, 2020

schedule 16:58 - 3 Maj, 2020

Deputeti italian, Luciano Nobili, ka bërë një postim në faqet e tij zyrtare, ku zbuloi disa fakte të rëndësishme mbi rifillimin e kampionatit Serie A. Në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, Nobili shkroi: “Duket se është në përgatitje e sipër dekreti për të bllokuar në mënyrë përfundimtare futbollin.

Pavarësisht krahinat kanë dhënë “OK” për stërvitjet dhe mendimit unanim të Federatës, Ligës, Sindikatës së Futbollistëve për të rinisur. Do të ishte dhuna e radhës ndaj Parlamentit dhe autonomisë së sportit”.

Ekipet e Serie A kanë marrë leje që të rikthehen të gjitha në stërvitje ditën e hënë, me datë 4 maj, por ende nuk ka një datë zyrtare të rifillimit të kampionatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!