602 italianë vdiqën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

schedule18:00 - 23 Mars, 2020

schedule 18:00 - 23 Mars, 2020

602 të vdekur. Ky është bilanci i 24 orëvë të fundit i luftës së Italisë me koronavirusin.

Me të vdekurit e sotëm, numri total viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur në 6 077. Ndërkohë, numri i të prekurva ka kaluar shifrën 50 000 duke i futur spitalet italiane në një krizë si asnjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Italia do t’ju duket lule”, mjeku infeksionist Tritan Kalo mesazh për gjithë shqiptarët

Një ditë më parë, Italia numëroi 651 të vdekur, ndërsa rajoni më i prekur është ai i Lombardisë duke shënuar numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave.

Përballë këtyre numrave të frikshëm ka edhe shpresë. Mediat italiane raportojnë se gjatë 24 orëvë të fundit kanë dalë nga spitali si të shëruar plot 7 432 persona ose 408 më shumë se dje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!