I sharruan lokalin me plumba, kush është pronari: Emër i njohur për policinë, çfarë ndodhi në 2021

schedule11:05 - 19 Korrik, 2022

schedule 11:05 - 19 Korrik, 2022

Foto ilustruese 

Ditën e djeshme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se lokali është në pronësi të shtetasit Tish Pali, 56 vjeç.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme material,

Sakaq, vijojnë hetimet nga ana e policisë për identifikimin e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush është Tish Pali

Tish Pali është një emër i njohur për policinë. Në 2 mars të vitit 2021 është arrestuar së bashku me 6 persona të tjerë. Policia e Shkodrës arriti të kapte 160 kg kanabis sativa.

Mes të arrestuarve ishte dhe efektivi Kujtim Çuni.  Droga e sekuestruar po transportohej me një autoambulancë të qendrës spitalore të Vaut të Dejës, me drejtim Malin e Zi.gjatë operacionit, policia arriti të sekuestronte edhe 2 armë automatike.

Vetëm 2 ditë më parë, në mbikalimin e Fushë-Krujës mbetën të vrarë 3 të rinj pas një atentati të mirë-organizuar mafioz. Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan me breshëri plumbash nga 4 persona, ende të paidentifikuar.

/Abcnews.al/