Në Itali janë janë regjistruar 274 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Sot janë regjistruar 94 viktima më pak se një ditë më parë, ku humbën jetën 369 persona.
Nga të dhënat e publikuara nga Emergjencat Civile gjatë orëve të fundit janë regjistruar 1.401 raste të reja. Ndërkohë, 3.031 persona janë shëruar gjatë 24 orëve.
Në Itali, që nga fillimi i epidemisë, të paktën 215.858 persona kanë kontraktuar virusin. Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 29,958. /abcnews.al


