Arrestohet ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

schedule08:55 - 7 Korrik, 2020

schedule 08:55 - 7 Korrik, 2020

Arrestohet ish kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Ish kryebashkiaku socialist ishte shpallur në kërkim nga policia.

Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur për abcnews.al se Kajmaku në momentin e arrestimit ndodhej në një spital privat në Tiranë.

Prokuroria e akuzon Kajmakun për tre vepra penale, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.

Ish-kryebashkiaku i Vorës  u shpall në kërkim në kërkim nga policia në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.

Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëherë Kajmaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu.

Kajmaku u zgjodh në krye të bashkisë së Vorës ne zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar, ndërsa që prej nëntorit të 2019 ishte në arrati. /abcnews.al