Anglia fillon kthimin mbrapsht të azilkërkuesve

schedule16:57 - 14 Prill, 2022

schedule 16:57 - 14 Prill, 2022

Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëveshje me Rëanda-n që të dërgojë në vendin e Afrikës Lindore, një numër azilkërkuesish. Ky hap i ndërmarrë nga qeveria është kundërshtuar nga disa politikanë dhe grupet e refugjatëve të cilët e kanë cilësuar si jonjerëzore, jo efektive dhe humbje të parave publike.

Sekretari i Brendshëm Priti Patel vizitoi kryeqytetin e Ruandës, Kigali, të enjten për të nënshkruar atë që të dy vendet e quajtën një “partneritet për zhvillimin ekonomik”.

Sipas këtij plani, refugjatët që do të mbërrijnë në Britani të Madhe me kamionë apo me varka përmes Kanalit Anglez, do të merren nga qeveria e Britanisë së Madhe dhe do të dërgohen 6,400 kilometra larg për në Ruanda, një herë e mirë.

Kujtojmë se një plan i tillë ka qarkulluar muaj më parë edhe për Shqipërinë si vend pritës i azilkërkuesve të Anglisë, por lajmi është mohuar nga autoritetet e vendit tonë.

Franca veriore është kthyer prej kohësh tashmë si një pikë nisjeje për të arritur në Britani nga refugjatë të fshehur në kamionë apo tragete, apo edhe me gomone e varka të tjerë të vogla të organizuara nga kontrabandistët.

Më shumë se 28,000 njerëz hynë në Britaninë e Madhe me varka të vogla vitin e kaluar, nga 8,500 në 2020. Dhjetëra kanë vdekur, duke përfshirë 27 persona në nëntor kur një varkë e vetme u përmbys.

Kryeministri Boris Johnson tha se nevojiteshin veprime për të ndaluar “kontrabandistët e njerëzve (të cilët) po abuzojnë me të pambrojturit dhe po e kthejnë Kanalin në një varrezë në ujë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!