Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë, në kryqëzimin pranë fshatit Gjorm.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motocikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
Viktima mësohet se Gjok Zef Ndoka rreth 50 vjeç, i cili ishte me banim pranë kësaj autostrade. Në momentin e aksidentit ishte duke kaluar rrugën me motor.
Ndërkohë policia ka dhënë informacionin paraprak për këtë ngjarje:
“Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot- Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit”./abcnews.al