Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë “Xubi”, plagoset 38-vjeçarja

schedule14:52 - 11 Maj, 2021

schedule 14:52 - 11 Maj, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e pasdites së të martës në bulevardin e ri në Yzberisht në Tiranë. Burime bëjnë me dije për ABC se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit Fatmir Avdillari , rreth 45 vjeç, i njohur ndryshe si “Xubi”.

Nga përplasja ka pësuar dëmtime edhe drejtuesja e automjetit që është përplasur motorin, E. M., 38 vjeçe. Ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al