SHIFRAT/ 125 raste të reja me Covid-19, 5 viktima në 24 orët e fundit, 43 të shëruar

schedule16:12 - 18 Shtator, 2020

schedule 16:12 - 18 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në vend e kanë humbur jetën 5 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin ditor të rasteve raportoi po ashtu se në total numri i viktimave shkon në 353.

Betejën me sëmundjen e kanë humbur një 74-vjeçare nga Korça, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 89-vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50-vjeçar dhe një 86-vjeçar.

Ndërsa, situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe: Sot vetëm 43 qytetarë të shëruar nga koronavirusi

Po ashtu, në 24 orë u regjistruan 125 raste të reja me koronavirus, nga 833 teste të kryera, duke bërë që totali i të infektuarve të shkojë në 12,073.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

Ndërsa, 43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)
Testime totale 78050
Raste pozitive 12073
Raste të shëruara 6831
Raste Aktive 4889
Humbje jete 353 (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2418
Durrës 549
Shkodër 373
Lezhë 286
Elbasan 266
Korçë 221
Fier 209
Vlorë 185
Kukës 143
Berat 105
Gjirokastër 67
Dibër 67 s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!