4 të vdekur, 102 të infektuar: Koronavirusi “shtrohet” këmbëkryq në Shqipëri

schedule16:08 - 18 Korrik, 2020

schedule 16:08 - 18 Korrik, 2020

Vijon me ritme të larta rritja e numrit të të prekurve dhe jetëve të humbura prej koronavirusit në Shqipëri.

Siç raporton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa janë konfirmuar me koronavirus 102 raste të reja nga 501 teste të kryera.

Tirana mbetët vatra me problematike me 67 raste vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Raportohet se tek spitali Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 110 persona, 14 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 pacient i intubuar.

Ministria raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 50 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Pukë, Pogradec, 3 raste në Mirditë. Nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, Elbasan. Nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

 

Gjatë paradites ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikoi pamje të rënda nga brenda Spitalit Infektiv, ku shihej qartë gjendja e rëndë që mbizotëronte aty.

Mjekë e infermierë që vraponin për të dhënë ndihmë nga njëra anë dhe pacientë që rrënkonin nga ana tjetër.

Sot është dita e parë që Ministria e Shëndetësisë ndryshoi kohën e raportimit ditor të rasteve të reja.

Prej 4 muajsh këto të dhëna raportoheshin gjatë paradites ndërsa prej sot shifrat do të bëhen publike në orën 16:00.

Deri më tani, në Shqipëri kanë ndërruar jetë 111 persona nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

STATISTIKA

Testime totale 35107
Raste pozitive 4008
Raste të shëruara 2264
Raste Aktive 1631
Humbje jete 111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 774
Durrës 207
Shkodër 193
Vlorë 102
Lezhë 85
Kukës 50
Korçë 53
Berat 38
Elbasan 46
Fier 38
Gjirokastër 21
Dibër 24 /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!