Katër viktima nga Covid-19 në 24 orë, ulet numri i të infektuarve, shtohen të shëruarit

schedule16:32 - 29 Shtator, 2020

schedule 16:32 - 29 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë 4 persona. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve. Në total, numri i viktimave nga Covid-19 në vend shkon në 384.

Betejën me sëmundjen e humbën, një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Kurse, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki:

75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

Lexo edhe: Rritet numri, 103 qytetarë të shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Të shëruar nga Covid-19 brenda ditës rezultojnë 103 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7732 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)
Testime totale 87198
Raste pozitive 13518
Raste të shëruara 7732
Raste Aktive 5402
Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75 s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!