Edhe kjo e diel është mbyllur me një bilanc të lartë të prekurish me Covid 19 në vendin tonë.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit, nga 847 testime kanë rezultuar pozitivë 153 qytetarë, 18 më shumë se një ditë më parë.
Rritje në numër ka edhe për personat e shtruar në të dy spitalet COVID.
Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë, 4 më shumë se një ditë më parë. 13 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Lexo edhe: 20 rastet me Covid-19 në Korçë, mes tyre mjekë dhe kryeinfermierë të spitalit rajonal
Kryeqyteti vijon të mbetet qendra e vatrës së infeksionit. Në 24 orët e fundit pozitiv kanë rezultuar 61 qytetarë. 20 janë në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë dhe 8 në Elbasan.
Në qarqet e tjera, numri i të prekurve është më i ulët.
Lexo edhe: 130 qytetarë fitojnë betejën me COVID-19
Fatkeqësisht, betejën me Covid e kanë humbur 4 qytetarë nga Durrësi e Tirana të moshave nga 64 deri në 87 vjeç.
Që prej 31 gushtit e deri këtë të dielë kanë humbur betejën me Covid-19, 36 persona.
967 të tjerë fatmirësisht janë shëruar, ndërsa nga 5,887 teste të kryera, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 876 qytetarë.
Lexo edhe: 153 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020)
Testime totale 67904
Raste pozitive 10255
Raste të shëruara 6106
Raste Aktive 3833
Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)
Lexo edhe: 9 raste të reja me Covid-19 në Elbasan, krijohen 3 vatra infeksioni
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2045
Durrës 450
Shkodër 302
Lezhë 216
Elbasan 160
Korçë 145
Vlorë 134
Kukës 132
Fier 111
Berat 68
Dibër 35
Gjirokastër 35 /abcnews.al/