38-vjeçarja godet me thikë vëllanë në Divjakë

schedule11:15 - 15 Shtator, 2022

schedule 11:15 - 15 Shtator, 2022

Një 38-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllain e saj në Divjakë.

Burime nga policia bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasja  M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç.

Ky i fundit  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/