Ulet numri i rasteve të reja, 8 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

schedule18:02 - 22 Mars, 2021

schedule 18:02 - 22 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e rasteve të reja që janë zbuluar me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1993 testime që u bënë në të gjithë vendin rezultuan 344 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës,  Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan.

E ndërsa dje kishim 4 humbje jete, sot numri është dyfishuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani,  1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 699 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,846 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Procesi i vaksinimit antiCOVID vijon në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1714 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 48,229 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 Mars 2021)
Raste të reja ditore        344
Të shëruar në 24 orë     699
Të shtruar në spitale      399
Humbje jete në 24 orë   8
Testime ditore               1993

Testime totale           534,789
Raste pozitive           121,544
Raste të shëruara     85,846
Raste Aktive              33,553
Humbje jete               2145

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    22823
Fier       2642
Durrës    1476
Vlorë      1364
Shkodër      1276
Gjirokastër 1228
Korçë      794
Lezhë      637
Elbasan   463
Kukës     341
Dibër     337
Berat       172

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!