Në 24 orët e fundit, 3 persona e kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë. Kështu, në total numri i të infektuarve në vend shkon në 120.
Për fat të keq, si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një 57-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar po nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese si dhe një 62-vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
Lexo edhe: Konfirmohen 68 raste të reja me koronavirus
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (22 Korrik 2020)
Testime totale 36834
Raste pozitive 4358
Raste të shëruara 2463
Raste Aktive 1775
Humbje jete 120 (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 903
Durrës 215
Shkodër 204
Vlorë 98
Lezhë 82
Korçë 64
Elbasan 48
Kukës 47
Fier 40
Berat 32
Gjirokastër 22
Dibër 20 /abcnews.al/