Tre persona e humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit

schedule16:02 - 16 Shtator, 2020

schedule 16:02 - 16 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit, betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 qytetarë. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve.

Kështu, në total numri i viktimave shkon në 343.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, jetën si pasojë e Covid-19 e kanë humbur një 57-vjeçar nga Lushnja dhe një 74-vjeçar e një 83-vjeçar nga Tirana.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe: Shënohen 144 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Po ashtu, në 24 orë, nga 824 teste të kryera,  u konfirmuan 144 raste të reja me koronavirus në vend. Në total, numri i të infektuarve shkon në 11,816.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon : 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6,733 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)
Testime totale 76400
Raste pozitive 11816
Raste të shëruara 6733
Raste Aktive 4740
Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2372
Durrës 526
Shkodër 365
Lezhë 274
Elbasan 262
Korçë 214
Fier 212
Vlorë 181
Kukës 140
Berat 93
Dibër 51
Gjirokastër 50  s.b/abcnews.al/

 

?MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19

Mirela Cami
Ministria e Shëndetësisë

Posted by Edi Rama on Wednesday, September 16, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!