Në 24 orët e fundit në vendin tonë e kanë humbur betejën me koronavirusin 2 persona. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin e saj ditor të rasteve.
Numri total i viktimave në vend rritet kështu në 234.
Si pasojë e Covid-19, jetën e ka humbur një 60-vjeçar nga Tirana dhe një 62-vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese.
Sa i përket situatës në spitalet Covid, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Lexo edhe: 158 raste pozitive me koronavirus, rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid
Po ashtu, brenda 24 orëve, në vendin tonë është shënuar sërish një rekord sa i përket numrit të të infektuarve. Me Covid-19 janë konfirmuar 158 persona. Në total, numri i të infektuarve në të gjithë vendin shkon në 7812.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.
COVID-19 – Statistika (19 Gusht 2020)
Testime totale 52724
Raste pozitive 7812
Raste të shëruara 3928
Raste Aktive 3650
Humbje jete 234 (Qarku Tiranë 116, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1913
Durrës 469
Shkodër 294
Fier 170
Lezhë 156
Korçë 147
Vlorë 144
Kukës 113
Elbasan 103
Berat 59
Gjirokastër 43
Dibër 39 /abcnews.al/