E frikshme, momenti kur uji merr me vete një autobus në Volos

schedule13:51 - 5 Shtator, 2023

schedule 13:51 - 5 Shtator, 2023

Greqia është goditur së fundmi nga moti i keq dhe me reshje duke shkaktuar përmbytje në disa zona.

Volos është dhe një ndër rajonet më të goditura nga reshjet e dendura të shiut duke shkaktuar shumë probleme me praninë e ujit dhe me vërshimin e tij kudo.

Së fundmi në mediat vendase është publikuar një video ku shihet sesi për shkak të lagështirës është shembur një pjesë rruge në Volos duke “gëlltitur”, një autobus që ndodhej i parkuar.

Ndërkohë situate serioze për shkak të përmbytjeve ndodhet edhe në Magnezi ku uji ka vërshuar nëpër katet e para të banesave dhe të bizneseve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!