Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E ëndërronte një betejë me Messin, Neymar nuk ia del për Barcelonën

schedule11:56 - 9 Mars, 2021

schedule 11:56 - 9 Mars, 2021

Neymar donte shumë të ishte i pranishëm në ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës në Champions League, por duket se do të jetë e pamundur.

Sulmuesi i PSG  vazhdon rikuperimin e dëmtimit të pësuar më 10 shkurt ndaj Caen në Kupën e Francës dhe ende nuk është në gjendje të zbresë në fushë.

Lajmin e bën të ditur gazetari i RMC Sport, Loic Tanzi, që raporton se sulmuesi nuk ia ka dalë të rikuperohet. Të gjithë ishin optimistë për praninë e tij në ndeshjen e nesërme, por në stërvitjen e djeshme Neymar ka shfaqur shqetësime dhe është konfirmuar mungesa e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!