“E dominuam Vllazninë”, Daja: Kaçe ende jo në nivelin e duhur. Arbitri? I besoj VAR-it

schedule22:20 - 26 Shtator, 2021

schedule 22:20 - 26 Shtator, 2021

Partizani barazoi me Vllazninë me shifrat 1-1 në Elbasan për javën e tretë të Abissnet Superiore. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i të kuqve, Ilir Daja.

“Një  minutë më parë kishim një situatë para portës që mund të kalonim në avantazh, ishte një gabim i lojtarit të Vllaznisë. Kemi qenë mbi Vllazninë në të gjitha aspektet, më pëlqen se kemi vrapuar shumë. Duhet të rregullojmë disa gjëra të tjera në manovër.

Është evident fakti që kur kemi forca të shumta afër topit, dorëzojmë edhe pasimin më të thjeshtë. Na kushton energji dhe ndërtimin e sulmit nga poshtë.

Mundesh ta dorëzosh topin, por jo në gjendje kur je pa presion. Ajo që më pëlqen është se lojtarët kanë mentalitet fituesi dhe lojtarët e kanë treguar pavarësisht rezultatit.

Sigurisht që Kaçe ka akoma për të dhënë, ka potencialin, natyrshëm me përmirësimin e gjendjes fizike do ta ndihmojë ekipin. Po rritet nga ndeshja në ndeshje, që nga ajo me Teutën, si dhe sot.

Ishte prezent në lojë dukë ndërtuar dhe duke i ndryshuar lojën. U munduam të vendosim Kaçen dhe Malen që të ndryshojnë krahun e lojës.

Ndërhyrja e Latifit? Nuk mund të bëj komente përsa i përket arbitrimit se interpretohen ndryshe ato që them, po i besoj arbitrit dhe VAR-it për të gjitha vendimet që kanë marrë.

Derbi është shumë larg, kemi një derbi me Dinamon këtë javë. Na bën entuziast fakti që ekipi ka kondicion të mirë dhe po përmirësohen.

Kemi një grup lojtarësh të ri, që një pjesë janë nën 21 vjeç, do të evidentoja Rrapajn. Partizani ka dhe një grup që mund të mendoje më tej ku me mbështetjen e lojtarëve me eksperiencë do të rriten.

Unë jam i kënaqur me repartin e sulmit, me pjesën e Zhuniorit që jo vetëm na ndihmon në sulm, por dhe Cara po rritet nga ndeshja në ndeshje, ka fituar dy penallti në dy javë.

Dhe vjet shënonte e jepte asiste, pres më shumë nga Kardozo, por minutat që kishte Filipoviç në dispozicion ishin për arsye shëndetësore si pasojë e një gjendje virusale.

Për të qenë korrekt skema është ndërruar në minutën e 13-të. Kur luan me dy ekrane, njëri duhet të shkojë te pika e penalltisë në mbështetje, që nuk e bëjmë dot, pasi Kaçe dhe Mala nuk kanë gjendjen më të mirë tani. Në momentin që do të jenë në rregull do të marrin sulme individuale dhe pasime vertikale.

Nuk kemi akoma një mbrojtje të konsoliduar, sepse po të shikohet me situatat që krijohen nga ekipet kundërshtaret ne pësojmë gol. Zhuniori na duhet pasi atë lloj manovre në fazën e mbrojtjes dhe në nuk duhet të pësojmë gol, në qoftë se nuk do të pësonim ato gola do të kishim më shumë pikë.

Tirana apo Dinamo? Çdo ndeshje të jep adrenalinë, e përjetoj si ditën e parë. Nuk më ka ikur mentaliteti i fituesit. Përshëndes rikthimin e Dinamos, pasi ka shumë tituj dhe i bën mirë kampionatit.

Në derbi kam një dozë më tepër për të fituar ndeshjen, por në fund fare të gjitha janë të baras vlefshme me 3 pikë, dhe i përjetoj maksimumin”, u shpreh Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!