“E dominuam Juventusin. Tensioni? Nuk mund të mos reagoja, jam ballkanas”

schedule15:57 - 26 Tetor, 2020

schedule 15:57 - 26 Tetor, 2020

Edhe pse shumë lojtarë si Kumbulla, Rrahmani, Amrabat janë larguar nga skuadra, Hellas Verona vazhdon të tregojë formë të mirë edhe në sezonin e ri. Skuadra e Ivan Juric ndali Juventusin në Torino në një barazim 1-1 mbrëmjen e kaluar.

Trajneri kroat vlerësoi paraqitjen e djemve të tij në deklaratën e dhënë për Sky Sports, aty ku komenton me batutë edhe tensionin e krijuar në fund të takimit. “Luajtëm me shumë lojtarë të rinj dhe ishte një ndeshje shumë e vështirë.

Zhvilluam një lojë më të mirë se Juventusi për rreth 60 minuta, më pas patëm fat në fund. Skuadra ime i tejkaloi pritshmëritë, luajtëm mbi mundësitë tona.

Nervozizmi në fund të ndeshjes? Nuk është ndodhi ndonjë gjë e veçantë, thjesht mora disa ofendime. Si ballkanas që jam reagova menjëherë“, thekson trajneri i Hellas Verona. /abcnews.al