Dita e sotme e “Abissnet Superiore” ka rezervuar gjithashtu dy supersfida. Gjithçka nis në orën 17:00, ku në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet Egnatia-Tirana.
Të dy skuadrat duan fitoren e parë në këtë sfidë, me rrogozhinasit që vijnë pas një humbje, ndërsa nga krahu tjetër kryeqytetasit vijnë pas barazimit me Kukësin.
Stafeta i lihet menjëherë supersfidës së javës, e cila do të luhet në “Loro Boriçi” me Vllazninë që do të presë Kukësin në orën 19:30 për të zhvilluar mes tyre “derbin” e veriut.
Asnjëra nga ekipet nuk e ka provuar shijen e fitores, dhe në përballjen mes tyre do të kërkojnë pikët e plota. /f.a/abcnews.al