Dhunuan kuzhinierin e njohur me levë hekur, rrëfehet një nga vëllezërit e arrestuar: Si ndodhi ngjarje

schedule11:40 - 22 Mars, 2022

schedule 11:40 - 22 Mars, 2022

Janë zbuluar detaje nga sherri tronditës i ndodhur mbrëmjen e të shtunës, ku kuzhinieri i njohur Indrit Çela u dhunua nga disa persona të tjerë.

Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se një njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin, ka pranuar autorësinë duke treguar edhe kronologjinë e të gjithë ngjarjes.

Mësohet se konflikti ka nisur fillimisht mes Çelës dhe vëllezërve Ernest dhe Donald Luka për parakalim të gabuar. Kunati i kuzhinierit dhe një person tjetër mësohet se rreth 5 muaj më parë kanë rrahur dy vëllezërit për shkaqe banale, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Çela.

Ndërkohë sipas Ernest Lukës, bashkë me vëllanë e kanë rrahur Indritin pikërisht për këtë sherr.

“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine. Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjecari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.

Mësohet se policia vijon në kërkim të Donald Lukës që vazhdon të jetë në arrati pas ngjarjes. Policia ka kryer kontrolle në zonë por edhe në kryeqytet, ku mendohet të jetë fshehur 27-vjecari, po pa rezultat.

/abcnews.al/