Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi i 42-vjeçarit Rigels Kaso, i cili u gjet nga policia e Tiranës të hënën në mes të rrugës.
Sipas hetimeve nga policia, burimet thonë se 42-vjeçari ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34-vjeçarit nga Peshkopia, Bajram Gjelodhi dhe ky i fundit ka shkuar vetë në vendtakimin që Kaso kishte lënë me të. 42-vjeçari është dhunuar me grushte nga Gjelodhi dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.
Sipas gazetarit Ervin Leka, Kaso ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore me prognozë të rezervuar./abcnews.al