E dhimbshme te Vllaznia, ndahet nga jeta babai i trajnerit

schedule10:35 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 10:35 - 2 Dhjetor, 2020

Klubi i Vllaznisë është zgjuar sot me një lajm të keq. Babai i një prej trajnerëve të skuadrës, Ideal Lekiqit është ndarë nga jeta.

Lajmin e bën të ditur klubi nga Shkodra, që ngushëllon edhe Idealin në këtë ditë të vështirë për të.

 

Babai i tij, Ismeti ishte pikërisht njeriu që ushqeu dashurinë për futbollin te djali i tij dhe dhimbja në këtë moment është e madhe. Në një postim në rrjetet sociale Ideali shkruan: “Ma thave shpirtin o i miri im”.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!