Trupat e një fëmijë dhe një gruaje janë nxjerrë pak më parë nga rrënojat e një banese në Thumanë. Gjatë transmetimit LIVE që Abc News e vijon prej orëve të para të ditës së sotme, gazetari Andi Qosja konfirmoi se menjëherë pas nxjerrjes së trupave atyre iu është dhënë ndihma e parë, por ka qenë e kotë.
“Të gjithë po punonin me shpresë, por tani janë të dëshpëruar pasi nxorrën trupat e pajetë”, raporton gazetari Qosja.
Deri më tani janë konfirmuar nëntë viktima nga tërmeti i sotëm, ndërsa persona të tjerë gjenden nën rrënoja. Nxjerrja e dy trupave të tjerë e ka rënduar bilancin. /abcnews.al