E dënuar për shfrytëzim prostitucioni, ndalohet e reja në Tiranë

schedule09:52 - 24 Gusht, 2024

schedule 09:52 - 24 Gusht, 2024

Policia e Tiranës ka ndaluar një 34-vjeçare pasi ishte e dënuar me 1 vit e 4 muaj për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë ligjore.  Si rezultat u kap dhe ndalua shtetasja A. Xh., banuese në Tiranë, e cila ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!