58 vjeçarja Paola Galeone, prefektja e Cosenza-s në Itali është vënë zyrtarisht nën hetim për korrupsion. Lajmi është bërë i ditur nga “la Gazzetta del Sud”, e cila shkruan se prefektja është filmuar duke “bërë pazare” me një sipërmarrëse. Mësohet se kishte kërkuar të lëshonte një faturë fiktive prej 1,220 euro me qëllimin të përvetësonte pjesë nga fondi i përfaqësimit në prefekturë, që kishte mbetur ende në dispozicion.
700 euro nga këto do t’i merrte prefektja dhe 500 sipërmarrësja. Shkëmbimi ishte caktuar të bëhej në një bar. Përfaqësuesen e qeverisë e ka denoncuar vetë sipërmarrësja, e cila ka bashkëpunuar me policinë, ndërsa kjo e fundit e ka pajisur me teknologjinë e nevojshme për të filmuar të gjithë skenën.



