Në konferencën e përbashkët për mediat me Komisioneren për Zgjerimin në BE, Marta Kos, kryeminsitri Rama tha se ambicia e qeverisë që është brenda 2027, Shqipëria të jetë pjesë e BE
“Folëm me Komisioneren për Zgjerimin pse rruga e vetme e jona është rruga e BE jemi të vendosur ta përmbushim me suskes objektivin ambicioz brenda 2027.
Ambicia ime është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE brenda kësaj dekade dhe në aeroporte të hyjnë nga korridori me konstelacionin me yjet dhe jo nga korridori ku shkruan ‘të tjerët’ na iku jeta te të tjerët me shekuj.
E fundit, është që parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot marrëveshjet financiare për planin e rritjes, që i japin rrugë edhe fillimit të financimit të fondeve që janë rreth 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë, kështu që e dashur Marta ne duam lekët tona.”- u shpreh Rama.