E bujshme nga Spanja, Barcelona nuk federon dot lojtarët e afruar në merkato

schedule23:54 - 5 Korrik, 2021

schedule 23:54 - 5 Korrik, 2021

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Mediet spanjolle raportojnë se Barcelona nuk mund të federojë asnjë lojtar të afruar në merkato.

Shkak i kësaj janë humbjet e mëdha financiare të klubit katalanas prej pandemisë dhe keqmenaxhimit të presidencës Bartomeu.

Klubi katalanas ka pagat më të larta në Europë dhe sezonin e shkuar regjistroi më shumë se 300 milionë euro humbje.

Në këto kushte, Barcelona do duhet të ulë me 200 milionë euro pagat e lojtarëve për të bërë të mundur regjistrimin në FIFA të Emerson Royal, Aguero dhe Garcia, si dhe Messit nëse rinovon.

Ky është shkaku që Barcelona ka nisur largimin në masë të lojtarëve dhe një pjesë të tyre është gati t’i largojë me parametra zero, vetëm për të shpëtuar nga pagat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!