E bujshme nga Anglia: Manchester City i gatshëm të ofrojë super yllin për shërbimet e Leao

schedule11:38 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 11:38 - 29 Dhjetor, 2022

Manchester City është futur në garë për portugezin e Milanit, Rafael Leao.

Sipas raportimeve të “The Sun”, kampionët në fuqi të Premier League janë të gatshëm të lidhin një marrëveshje me Milanin në të cilën do të dëshironin të përfshinin mesfushorin me tipare sulmuese Jack Grealish.

Ylli anglez erdhi verën e kaluar për mbi 100 milionë euro nga Aston Villa dhe “qytetarët” dëshirojnë ta përdorin në marrëveshje me Milanin për të ulur koston ekonomike të operacionit.

Leao është përballë rinovimit dhe kërkesave nga klubet e tjera, por ende nuk dihet cili do të jetë vendimi i portugezit Leao./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!