E bujshme, Mbappe raportohet se është në lidhje me modelen transgjinore

schedule15:23 - 31 Gusht, 2022

schedule 15:23 - 31 Gusht, 2022

Kylian Mbappe në një lidhje me Ines Raun? Mediat italiane, si “Corriere dello Sport” dhe shumë media në Francë, po raportojnë se ylli francez i futbollit dhe modelja transgjinore janë bashkë prej muajsh.

Francezja është modelja e parë trans që ka zbukuruar kopertinën e Playboy në vitin 2017 dhe ka bërë histori. Rau është një modele dhe prezantuese e cila u bë e njohur për shkak të këtij seti fotografik të veçantë.

Për një kohë të gjatë Rau nuk kishte folur për gjininë e saj, sepse ajo pretendonte se kishte frikë. Por në një moment ajo vendosi të fliste hapur për jetën e saj. Rau deklaroi se “bukuria e çdo gruaje duhet të nderohet”.

Modelja franceze u shfaq për herë të parë me asin e PSG-së muaj më parë në Kanë. Që atëherë ata janë parë bashkë në evente të ndryshme ndërsa mediat italiane raportojnë se kanë pushuar bashkë dhe kanë foto të përbashkëta.

Mbappe u lidh kohët e fundit me aktoren e njohur franceze Emma Smet, por gjërat nuk shkuan mirë.

Transgjinorja Rau, 32-vjeçare, e cila në vitin 2018 publikoi edhe një libër me titullin “Gruaja”, shkruante në të për ndryshimin e gjinisë: “Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur dryni që më mbajti mbyllur, ka kaq kohë që është hapur. Këtë herë jam plotësisht femër!”

Ajo iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë në moshën 16-vjeçare./ h.ll/abcnews.al