Kryeministri britanik Boris Johnson është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Mediat britanike njoftojnë se rezultatet e testit sapo kanë dalë dhe kryeministri është njoftuar nga stafi i tij i afërt.
https://www.instagram.com/tv/B-PC-GnAdV_/?utm_source=ig_web_copy_link
Zëdhënësi i tij njoftoi mediat se kryeministri gëzon shëndet të mirë dhe gjendje të stabilizuar. Ai do t’i ndjekë mbledhjet e qeverisë duke qenë i karantinuar në shtëpi.
Dy ditë më parë u konfirmua me koronavirus edhe Princi Charles. /abcnews.al