E bekoi me mbesë, Greta zbulon bisedat me Enin: Ankohet se nuk e pyes më si është

schedule12:50 - 18 Nëntor, 2022

schedule 12:50 - 18 Nëntor, 2022

Më 14 tetor, këngëtarja Eni Koçi solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Adea. Që nga ai moment, jeta e saj ndryshoi, por jo vetëm. Pasi së fundmi, përmes një “Ask me” në Instagram, edhe Greta ka thënë se të qënurit teze, a është gjëja më e mirë që i ka ndodhur deri tani.

“Po të qënurit teze është ndjesia më e bukur në botë. Madje, jo më larg se dje, kur po komunikoja me Enin, i thash: ‘Motra më dërgo foto ose video Adea’. Edhe ajo më tha: ‘Ti nuk pyet më për mua. As si je, a të ka marrë malli’. Gjithë fokusi dhe gjithë dashuria është te Adea”, u shpreh ajo.

Sa i përket muzikës, Greta ka publikuar këngën e saj më të re pak javë më parë me titull “Alo alo”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!