“E bardhë” u zbulua nga vinçi brenda qymyrit, shoqërohet ekuipazhi dhe porositësit, flet kapiteni rus i anijes

schedule11:58 - 17 Maj, 2022

schedule 11:58 - 17 Maj, 2022

DURRËS – Janë shoqëruar në postën policore të portit të Durrësit ekuipazhi i anijes ku u kapën rreth 53 kg kokainë nga Kolumbia.

Burime për ABC kanë zbuluar edhe itinerarin e kësaj anije, e cila është ngarkuar me 2 prill në Kanada me qymyr, më pas ka ndaluar në dy porte kanadeze. Itinerari ka vijuar në Hatit për të shkuar më pas në Kolumbi ku edhe dyshohet të jetë futur sasia e kokainë.

Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë të ditur se kapiteni i kësaj anije me origjinë ruse bashkë me ekuipazhin janë marrë në pyetje nga policia.

“Erdhët dhe kontrolluat dje dhe nuk gjetët gjë. Nuk kam dijeni nëse ka pako droge në anijen time.” mësohet të ketë thënë kapiteni rus i anijes.

Ende nuk dihet nëse ata janë të përfshirë në trafikun e kokainës apo droga është vendosur pa dijeninë e tyre.

Po ashtu në pyetje janë marrë edhe përgjegjësit e kompanisë që ka porositur qymyrin por më pas të gjithë janë lënë të lirë për shkak se nuk ka akuza dhe prova për përfshirjen e tyre në trafikun e kokainës.

Burime për ABC bëjnë me dije se droga ka qenë e fshehur në dy çanta mes qymyrit. Punonjësit e portit kanë nisur të shkarkoi qymyrin ku kanë kapur edhe njërën nga çantat. Më pas gjatë kontrollit është gjetur edhe një çantë e dytë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!