“E bardhë” e fshehur në kuti karamelesh, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë në Itali

schedule14:12 - 1 Gusht, 2022

schedule 14:12 - 1 Gusht, 2022

Dy shqiptarë të moshës 31 dhe 36 vjeç, të cilët kishin fshehur 13 doza kokainë në një kuti karamelesh janë arrestuar nga policia e Citta della Pieve pas një kontrolli rrugor.

Mediet italiane bëjnë me dije se makina me të cilën ata udhëtonin është ndaluar në rrugën rajonale 71.

Të shpërndara në për kabinë, policët gjetën kartëmonedha me vlerë mbi 6 mijë euro.

Ndërsa thelluan këqyrjen, në dyshemenë e makinës gjetën një kuti metalike karamelesh, brenda së cilës kishte drogë.

Të dy janë dënuar me 5 muaj e 20 ditë burgim dhe gjobë prej 800 eurosh./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!