E ardhmja te Tirana dhe analiza për Partizanin, Starova flet hapur

schedule23:34 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 23:34 - 9 Dhjetor, 2019

Sulejman Starova, në studion e ABC News, në emisionin “Pressing”, i është përgjigjur zërave që e çojnë atë si drejtues te Tirana, duke thënë se aq sa dinë mediet, di dhe ai. Starova, në fjalën e tij, tha: Unë te Tirana? Sa dinë ato që pyesin nga mediet, aq di dhe unë. Nuk është koha për të analizuar të gjithë historikun e problemeve te Tirana. Është përpara derbit dhe skuadra, siç qenka puna tani, me trajnerin që nuk ka dalë në stërvitje, është problem i madh”.

Gjithashtu, trajneri i mirënjohur analizoi edhe ndeshjen mes Partizanit dhe Bylisti: “Partizani reagoi drejt, barazoi, kishte mundësinë për të kaluar në avantazh me dy tre raste të pastra. Në pjesën e dytë, mungoi loja, shpirti i garës. Partizani duhet të ishte në kulmin e formës. Solomon, që u mor për titullar, e humbi mundësinë për t’i dhënë impuls skuadrën. Si përfundim, jo vetëm që kanë humbur tre pikë, por dhe entuziazmin.

Ballshi është skuadër shumë agresive në fushën e vet. Nuk e pashë atë peshoren në ekuilibër te Partizani. Partizanin nuk e pashë në 100% dhe kjo gjë bëri që ta komprometojë shumë vendin e parë. Kukësi tani e ka ngritur zërin, thonë që jemi skuadra që luajmë më mirë, por nuk është e vërtetë. Kukësi i vërtetë në këtë 90 minutësh luan mirë në fazën graduale, më mirë se të tjerat, por i mungon agresiviteti”./abcnews.al