E ardhmja e Solskjaer? Manchester United merr këshilla nga Ferguson

schedule13:07 - 26 Tetor, 2021

schedule 13:07 - 26 Tetor, 2021

Tani për tani, Ole Gunnar Solskjaer mund të jetë i qetë si trajner i Manchester United.

Sipas The Athletic, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur që norvegjezi të mbetet në krye të skuadrës për ndeshjen e tyre  me Tottenham në fundjavë.

Solskjaer është nën presion serioz me pretendimeve se ka humbur mbështetjen në dhomën e zhveshjes pas humbjes poshtëruese 5-0 të dielën në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Shefat e United, Richard Arnold dhe Ed Ëoodëard zhvilluan një bisedë urgjente me familjen Glazer të hënën për të diskutuar situatën, por pretendohet se ata kanë vendosur të heqin gishtin nga këmbëza për momentin.

Dhe vendimi i tyre për të pasur pak durim tregon se ata mund të kenë marrë këshillë nga Sir Alex Ferguson. r.t/abcnews.al