E ardhmja e Mourinho në dyshim, një italian alternativa e Tottenham

schedule20:17 - 13 Prill, 2021

schedule 20:17 - 13 Prill, 2021

E ardhmja e Jose Mournho me Tottenham është në dyshim. Ekipi londinez nuk po paraqitet mirë, edhe pse mbetet në garë për një biletë për në Champions League, objektiv që duhet arritur me çdo kusht.

Edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe përfiton rreth 18 milion euro në sezon, nuk përjashtohet që drejtuesit e Spurs të shkarkojnë nga detyra “Special One” në fund të sezonit.

 

Maurizio Sarri

Pasardhësi i portugezit pritet të jetë një italian. Daily Mail raporton se i preferuari i klubit anglez është Maurizio Sarri, ish-trajneri i Napolit, Chelsea dhe Juventus.

62-vjeçari shihet si personi i duhur që do të bënte Tottenham të luante bukur dhe fitonte. Sarri qëndron pushim prej gushtit të vitit 2020, kur u shkarkua nga Juventusi. /abcnews.al